Një ish punonjës dhe një zyrtar i gjigantit italian të aeronautikës, Leonardo, u arrestuan në lidhje me një hetim për vjedhjen e të dhënave të mbrojtjes nga Italia.
“Në përfundim të një hetimi kompleks nga prokuroria e Napolit, në një sulm serioz kompjuterik kundër Leonardos, një ish punonjës dhe një zyrtar i kompanisë, u arrestuan”, thuhej në një deklaratë të autoriteteve italiane.
Falë një virusi të futur në kompjuterat e dhjetëra stacioneve në impiantin e Leonardos, në Pomigliano d”Arco, në periferi të Napolit, hakeri ka qenë në gjendje që për dy vite të vidhte të dhënë dhe projekte të bizneseve, përfshirë edhe plane strategjike.
Aktiviteti i tij doli në dritë nga një grup i ngarkuar me krimin kibernetik në zyrën e prokurorit të Napolit që urdhëroi arrestimin për akses të paligjshëm në një sistem kompjuterik, gjurmimin e komunikimeve kompjuterike dhe procesim të paligjshëm të të dhënave personale. Në janar 2017, kompania vuri re trafik jo normal të dhënash në disa stacione të Leonardos, gjeneruar nga një softwer keqbërës, i panjohur për sistemet antivirus. Sipas hetuesve, nga maji 2015 deri në janar 2017, sistemi i kompjuterave të Leonardos ka qenë në shënjestër të sulmit të kryer nga një prej punonjësve të tij, i ngarkuar me sigurinë kompjuterike.
Sulmi ka prokur 94 stacione, disa prej të cilëve të ngarkuar me prodhimin e mallrave dhe shërbimeve të një natyre strategjike për sigurinë dhe mbrojtjen e Italisë.
Top Channel