Ditën e sotme, Boris Johnson ka përfunduar takimin me Emmanuel Macron-in, teksa Brexit-i merret me akuzimin e BE-së për bërjen e kërkesës së saj “qesharake”.
Zyrtarët britanikë pretenduan se presidenti francez i kishte bërë presion kryenegociatorit të Bashkimit Evropian, Michel Barnier për të mbajtur një qëndrim të ashpër. Një aleat i ngushtë i Macron-it, ditën e djeshme tha se do të vendosë veton për çdo marrëveshje tregtare që shkonte kundër interesave franceze. Por burimet e MB-së thanë se presidenti nuk e respekton pavarësinë e Britanisë dhe po përpiqet të mbrojë firmat e kombit të tij nga konkurrenca.
Negociatorët britanikë, të udhëhequr nga Lord Frost, mbetën të tronditur kur BE bëri kërkesa “për të qeshur” për peshqit, duke përfshirë “hyrjen totale” në ujërat Britanike për 10 vjet, që do të thotë se Britania nuk do të kishte kontroll, raportoi “The Telegraph”. Një person i brendshëm paralajmëroi se nuk do të kishte marrëveshje nëse Macron nuk tërhiqet.
Në një deklaratë të përbashkët, Barnier dhe kryenegociatori i Kryeministrit David Frost thanë:
“Kushtet për një marrëveshje nuk janë përmbushur, për shkak të divergjencave të konsiderueshme në fushën e lojës, qeverisjen dhe peshkimin”.
Bisedimet “ishin ndaluar” për të lejuar udhëheqësit politikë të vendosnin hapin tjetër, por Barnier pritet të kthehet në Bruksel këtë mëngjes për të paralajmëruar se negociatat janë në rrezik.
Johnson do të zhvillojë bisedime me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen këtë pasdite në përpjekje për të shpëtuar procesin.
Ndërsa, Lord Frost thotë se beson se ka pak perspektivë progresi nëse liderët e BE nuk e bindin Macron të tërhiqet. Bisedimet kanë goditur gjithashtu një ngërç rreth kësaj, ku Macron ka kërkuar që francezët të ruajnë hyrjen e tyre ekzistuese në ujërat britanike. Barnier thuhet se ka kërkuar një tranzicion dhjetëvjeçar në çdo ulje të aksesit të peshkimit në BE – një periudhë kohe e quajtur e papranueshme nga Downing Street.
Top Channel