Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz ka ftuar palestinezët në tryezën e bisedimeve, ndërsa tha se do të ndihmojnë ata në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Gantz në video-mesazhin e tij në llogarinë e rrjetit social të Njësisë së Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territoret Palestineze pranë Ministrisë izraelite të Mbrojtjes, shprehu kënaqësinë për rifillimin e marrëdhënieve mes palestinezëve dhe Izraelit.

“Lindja e Mesme po ndryshon. Është në interesin tuaj të integroheni, të ktheheni në tryezën e bisedimeve dhe të krijoni shpresë për të ardhmen e brezave të ardhshëm”, theksoi Gants në mesazhin me titra në gjuhën arabe, duke iu referuar marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve që Izraeli ka nënshkruar me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, raporton ATSh.

Gantz tha se ka urdhëruar organizatat izraelite të mbrojtjes që në bashkëpunim me ministritë tjera t’i sigurojnë ndihmat e nevojshme për të mbështetur luftën e Palestinës kundër COVID-19 dhe shtoi se do të punojnë në koordinim për sigurimin e qasjes së palestinezëve në vaksinë.

Administrata palestineze më 17 nëntor njoftoi se sërish do të fillojë bashkëpunimin e sigurisë me Izraelin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA