Të apasionuarit pas hapësirës po presin me padurim momentin kur Jupiteri dhe Saturni do t’i afrohen njëri-tjetrit javën e Krishtlindjeve më shumë se çdo herë tjetër në të paktën 800 vjet.
Dy gjigantët e gaztë janë duke u afruar gradualisht që prej fillimit të verës dhe pritet që në 21 dhjetor, të shfaqen thuajse si një planet i dyfishtë. Ky fenomen, i njohur si bashkimi, mund të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë. Astronomi gjerman, Joahnnes Kepler shkruante në vitin 1614 se me shumë gjasë, “Ylli i Betlehemit” në rrëfenjën e lindjes së Jezu Krishtit është pikërisht një bashkim i Jupiterit me Saturnin.
Të tjerë kanë sugjeruar me kalimin e kohës se “tre mbretërit apo Dijetarët e Lindjes”, gjatë udhëtimit të tyre në kërkim të Jezusit, kanë qenë duke ndjekur lëvizjet e Jupiterit, Saturnit dhe Afërditës. Kjo do të jetë e para here që prej 4 marsit 1226, që dy planetët më të mëdhenj të sistemit tonë diellor do të jenë kaq afër njëri-tjetrit.
“Si Jupiteri, ashtu edhe Saturni janë shfaqur qartë në qiell përgjatë pjesës më të madhe të vitit, dhe super afrimin e tyre e presim pas mesit të dhjetorit”, tha NASA.
“Sigurohuni që ta shikoni, sepse është diçka vërtet e rrallë!”
Top Channel