Biden: Do t’u kërkoj amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë

05/12/2020 04:39
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden tha të enjten se një ndër vendimet e tij të para si president do të jetë t’u kërkojë amerikanëve të mbajnë maska për 100 ditë.

Në një intervistë me gazetarin Jake Tapper të CNN-it, zoti Biden tha, “Ditën e parë të inaugurimit, unë do t’i kërkoj publikut që të vendosë maskën për 100 ditë. Vetëm 100 ditë me maska – jo përgjithmonë, vetëm 100 ditë. Dhe mendoj se do të shohim një pakësim të ndjeshëm” të rasteve të koronavirusit, që kanë arritur në shifra rekord ditët e fundit me një rritje të numrave të vdekjeve ditore.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, më shumë se 14 milionë njerëz janë infektuar dhe më shumë se 275,000 të tjerë kanë vdekur nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara. Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom thotë se shteti i tij pritet të lëshojë urdhër për qëndrimin në shtëpi të banorëve. Urdhrat do të fillojnë kur njësitë e kujdesit intensiv në spitalet brenda pesë rajoneve të këtij shteti të arrijnë në më shumë se 85% të kapacitetit, diçka që nuk ka ndodhur ende, por pritet të ndodhë së shpejti.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara përgatisin planet për të filluar përdorimin e vaksinës COVID-19, zyrtarët paralajmëruan të enjten se hakerat po vënë në shënjestër kompanitë thelbësore për shpërndarjen e saj. Në një postim në blog të publikuar të enjten, kompania IBM tha se ka zbuluar një komplot mashtrimi që synon bizneset përgjegjës për ruajtjen e vaksinës në temperaturat e ulëta të nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA