Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se prioritet i tyre është furnizimi i spitaleve të përgjithshme dhe klinikave me barna dhe paisje medicionale .
Sipas tij, Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie.
“Po bëjmë çdo përpjekje që të kemi avansime në sistemin shëndetësor dhe të bëjmë furnizime për pacientët tanë. Në Klinikën e Radiologjisë po investojmë, Rentgeni statik është investimi më i ri. Nuk do të ndalemi. Duke respektuar masat anti covid, duke mbajtur maskën, distancën dhe higjienen personale, jo vetëm që do t’ia lehtësojmë jetën vetes dhe familjes, por edhe punën e personelit shëndetësor dhe shtetin”, ka shkruar ai në Facebook.
Top Channel