Biden: Do t’u kërkoj qytetarëve të mbajnë maskën për 100 ditë sapo të marr detyrën

04/12/2020 09:13
Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden, informon se do t’ju kërkojë qytetarëve t’i mbajnë maskat për 100 ditë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ai tha për CNN se besonte se do të kishte një zvogëlim të ndjeshëm në rastet me COVID-19 nëse secili qytetar do ta mbante maskën.

“Ditën e parë të inaugurimit tim do t’ju kërkojë qytetarëve t’i vendosin maskat për 100 ditë. Vetëm 100 ditë, jo përgjithmonë”, u shpreh ai.

Biden gjithashtu u shpreh se do të urdhërojë që ato të mbaheshin në të gjitha ndërtesat e qeverisë amerikane.

Deri më tani SHBA-ja ka regjistruar 14.1 milionë raste me koronavirus si dhe 276 mijë viktima. SHBA-ja është vendi më i goditur në botë për numrin e të prekurve me koronavirus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA