Afrikë, shkon në mbi 2 milionë e 230 mijë numri i rasteve me COVID-19

04/12/2020 11:21

Në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar 2 milionë e 230 mijë numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, me 15.691 raste të reja në 24 orët e fundit numri i rasteve në gjithë kontinentin është rritur në 2.230.391, ndërsa numri i viktimave me 267 vdekje të reja arrin në 52.937.

Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 deri më sot në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut me 21.803, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 6.713 dhe në Marok 6.063 vdekje.

Në Sejshelle dhe Eritrea nuk është raportuar asnjë vdekje me burim nga COVID-19. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 800.872 raste e cila pasohet nga Maroku me 368.624 dhe Egjipti me 117.156 raste.

Deri më tani në Afrikë janë shëruar 1.891.336 persona të infektuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA