Përveç bankave në Shqipëri funksionojnë edhe institucionet financiare të mikro kredisë. Sot numërohen rreth 32 institucione financiare jo banka të cilat janë të licensuara.

“Institucionet financiare të mikrokredive janë një moment shumë delikat në jetën finaciare të një vendi. Aty takohet shtresa më e ulët me potencialin më të ulët financiar në ekonominë e një vendi. Kush merr një milionë lekë kredi? Dikush që nuk ka mundësi të grumbullojë as një milionë lekë. Ai do të thotë që ëshët shumë vurnerabël, që e ka të pamundur të krijojë kapitalin e qëndrueshëm për të shlyer interesa pastaj që janë shumë të larta në këto institucione që shkojnë deri në 24% në vit. Që është interes fajdeje” u shpreh Panajot Soko, ekspert ekonomi.

Nëse i referohemi raportit vjetor të mbikqyrjes të Bankës së Shqipërisë për vitin 2019, do të shohim se gjysma e këtyre kompanive kapitalin e vete e ka me origjinë të huaj. Pra, nuk dihet se kush është financuesi i këtyre parave.

Hollandë, Ishujt Kajman, Francë, Austri, Arabi Saudite, Maqedoni, Hong Kong, Estoni, SHBA, Angli, Luksenurgu dhe Letonia janë shtete të cilat figurojnë si vend origjine për 16 kompani financiare jo banka.

Shpesh herë administrator i këtyre kompanive është shqiptar. Ai mund të jetë një avokat i ri ose një ekonomist i ri, i cili përdoret, që ligji mos të mbërrijë te pronarët e vërtetë. Ndryshe këta administrator mund ti quajmë “Prestanomi” (i emëruar) ose “Testa di legno” (pronar kukull).
Sipas një logjike të paster financiare ne nuk mund të dimë se nga vijnë këto para. Pra, kush është burimi i tyre dhe a është i pastër? Kjo na lë të dyshojmë se ndoshta pronarët e vërtet të tyre janë biznesmenë dhe politikanë shqiptar që kanë kompani Offshore.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA