Në këtë pjesë të dytë do të sjellim të tjerë shembuj nga qytetarët, të cilët kanë rënë pjesë pre zhvatjeve nga kompanitë e kreditimit. Kjo është një familje nga Lushnja, që ka rënë viktimë e mashtrimit financiar. Historia e tyre nisi pas firmosjes së disa dokumentave ku pranuan të ishin dorzanë për kushëririn e tyre.
Gjergji Korreshi donte të merrte një kredi në vlerën e 16 mijë eurove për biznesin e tij. Të pakëtn këtë i tha Agimit dhe Meleqes të cilët dolën garant për të.
“Në vitin 2010 ka marë një kredi kushëriri I burrit. Dolëm garant për 16 mijë euro. Dhe na tha që I duehshim për tre muaj si garant. Pas një viti na vijnë nga banka dhe na thonë që personi duhet të paguaj kredinë se nuk po e paguan. Takuam Gjergji Korreshin dhe I tham do e paguash kredin ose na hiq ne si garantues. Pasi na tha për tre muaj dhe kishte një vit që sna kishte hequr.Ky na mashtronte na thoshte jo këtë muaj por muajn tjetër. Sa kanë kaluar 10 vjetë tani” u shpreh Meleqe Halili, denoncuese.
Në 28 tetor 2010 të tre këta persona janë drejtur për kredi te ProCredit Bank. Pa lexuar se çfarë përmbante kontrata dorzanët kanë firmosur. Në djeninë e tyre firma është dhënë vetëm për një kredi në vlerën e 16 mijë euro. Por, siç do të dalë më vonë, firma e tyre është përdorur edhe për një kredi të dytë në vlerën e 74 mijë euro. Kjo kredi është dhënë po atë ditë shtetasit Gjergji Korreshi i cili nuk e shleu detyrimin.
“I thosha Gjergji po ne pse nuk na dhanë letra? Thoshte që I ka Pro Crediti. Ata nuk na I dhanë se ishte bërë mashtrimi ishin marrë 90 mijë euro kredi kur ne na u tha 16 mijë euro” u shpreh Meleqe Halili, denoncuese.
Këtu nisin edhe peripecitë për familjen e Agim dhe Meleqe Halili. Banka ju sekuestron shtëpinë dhe truallin pasi Gjergji Korreshi nuk pagoi detyrimet që kishte. Ai është larguar jashtë Shqipërisë duke mos mbajtur përgjegjësi për borxhin e tij.
Emisioni i plotë:
Top Channel