Ky që shihni është Pal Troshaj i cili rrëfen historinë e vetë. Në vitin 2008 ai mori një kredi në vlerën e pesë milionë lekë të vjetra në institucionin financiar Oportuny.
Zyrat e institucionit Oportuny u kthyhen në NOA. Këtu i ka rrënjët edhe probemi i Pal Troshaj. Punonjësit e NOA-s në Lezhë i thonin Palit, se kredinë mund ta likujdonin edhe pranë tyre.
Në vitin e pestë do të mbaronte shlyerja e kredisë pranë Bankës NOA. Kishte marrë 5 milionë lekë të vjetra dhe shuma i kishte mbetur ishte 800 mijë lekë të vjetra. Këtu nis edhe saga e kamatave.
“Një ditë më marrin në tele dhe më thonë që jam inspektori i ri i Banakës NOA duhet të paraqitesh pranë zyrave. Më thonë që I detyrohes banës 4.4 milionë lekë të vjetra. Më tha unë sdi gjë se jam i ri por kaq detyrohesh. Më jep një bilanc grafik pa firmë dhe pa vulë. Shoh që nëntor 2001 minus një këst, shkurt 2012 minus një këst. E me radhë bëheshin rreth 5 këste shuma ishte rreth 800 mijë lekë bashkë me interesat thanë 4.4 milionë” u shpreh Pal Troshaj, denoncues.
Siç tregon Pal Troshaj e gjithë kjo erdhi si rezultat i vjedhjes që kishin bërë punonjësit e bankës NOA. Ai tentoi të haptë çështje gjyqësore por I kërkonin dokumenta të cilat banka nuk ja jepte. Më pas e la si çështje pezull.
“Në 2017 filluan telefonatat, jam kompania STAR na keni kaq borxhe se e kemi blerë ne borxhin tuaj. Pastaj filluan zarfat, nuk parnonin kontakt. Filluan shkresat njëra pas tjetrës ADCA, ÇC vetëm SS nag ato të Hitelerit nuk kishte” u shpreh Pal Troshaj, denoncues.
Emisioni i plotë:
Top Channel