
Lezhë- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lezhës. Sipas policisë në fshatin Balldre , Lezhë, pas një konflikti për motive ende të paqarta, Gjin Gjini, ka plagosur me armë zjarri në këmbë Hil Gjini.,43 vjeç, banues në fshatin Balldre.
Ky i fundit është transportuar në spitalin Rajonal , Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Top Channel mëson se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së të plagosurit, teksa ky i fundit përcillte djalin për në shkollë.
Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shërbimet e Policisë të D.V.P Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
Top Channel