“Rikthimi i Veliajt në zyrë krijon presion te vartësit”, kryebashkiaku kundërshton në Kushtetuese argumentet e SPAK: Sulm institucional ndaj mandatit të konfirmuar nga Gjykata
Golem- Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit” , ku një makinë me drejtues E. P., 30 vjeç është përfshirë në një aksident me një motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë sot, policia ka vënë në pranga shoferin e makinës, E. P., 30 vjeç
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar E. P., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Golemit”, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues A. Gj. dhe pasagjere shtetasen L. Gj., ku për pasojë shtetasi A. Gj. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja L. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel