Prova më ekstreme! Makinat e reja hidhen nga 30 metra (FOTO)

30/11/2020 21:43

Është ndoshta prova më ekstreme e kryer ndonjëherë: Ekspertët e shpëtimit të automjeteve në Qendrën e Sigurisë së Makinave Volvo shpesh përdorin makina pas një përplasjeje për të përsosur aftësitë e tyre të shpëtimit.

Këtë radhë u shkua një hap më tej: për testimin u hodhën nga 30 metra lartësi 10 makina të reja. Ideja ishte të simulohej skenari më ekstrem i mundshëm i një përplasjeje dhe të shihej sesi ndihma e shpejtë mund të praktikohej për nxjerrjen e njerëzve nga automjetit i aksidentuar sa më shpejt që të ishte e mundur.

Prodhuesi i kësaj makine sakrifikoi për këtë qëllim 10 modele fringo të reja. Ata deshën t`i shihnin pasojat me makina të sapoprodhuara, në një kohë kur deri tani shumica e mjeteve të përdorura për raste trajnimi merreshin nga pikat e grumbullimit të makinave të vjetra. Por ndërkohë, strukturat dhe ndërtimi i automjeteve kanë ndryshuar në mënyrë drastike që prej fundit të viteve 90, ndaj kjo nuk konsiderohet më si mënyra më e mirë për të testuar mundësitë e shpëtimit të personave në rrezik.

Ekspertët flasin shpesh për atë që e cilësojnë si “ora e artë”: sipas tyre, duhet që brenda një ore nga aksidenti, i plagosuri të tërhiqet nga automjeti dhe të dërgohet në spital.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA