Operacioni ndërkombëtar i 26 shteteve mes tyre edhe Shqipëria, sekuestrohen mbi 2.5 mln euro artikuj piratë

30/11/2020 12:29

Mbi 21.910 emra domene të falsifikuara dhe artikuj pirate përmes internetit me një vlerë 2.5 milionë euro janë sekuestruar falë operacionit nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, ku morën pjesë 26 shtete, mes tyre edhe Shqipëria.

Në operacionin ndërkombëtar “Në faqet tona” futen produkte farmaceutike të falsifikuara,  filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false.

Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi:

Operacioni i dytë ndërkombëtar i drejtuar nga Europol, Eurojust dhe INTERPOL, u zhvillua për identifikimin dhe bllokimin e domeneve të faqeve të internetit që shesin mallra të falsifikuara. Kjo veprimtari kriminale ishte  bërë një shqetësim në rritje për të gjitha organet e zbatimit të ligjit për shkak të shkathtësisë së kriminelëve, të cilët lehtë mund të bëjnë fitime të mëdha dhe duke fshirë gjurmët e tyre të internetit në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Në operacion morën pjesë Shqipëria, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnja dhe Hercegovina, Kolumbia, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Greqia, Hungaria, Hong Kong- Kina, Irlanda, Italia, Hollanda, Peruja, Koreja e Jugut, Moldavia, Serbia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Portugalia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si pjesë e operacionit ndërkombëtar “Në faqet tona” (IOS) XI, autoritetet e zbatimit të ligjit nga 26 shtetet anëtare të BE-së dhe palët e treta, kanë sekuestruar së bashku me Europol dhe Qendrën Kombëtare të Koordinimit të të Drejtave të Pronës Intelektuale të SHBA-së, mbi 21.910 emra domenesh, që ofrojnë falsifikime dhe artikuj pirate përmes internetit.  Produkte të tilla me vlerë më shumë se 2.5 milion euro janë sekuestruar, përfshirë produkte farmaceutike të falsifikuara dhe filma pirate, transmetim të paligjshëm të televizionit, muzikë, softuer dhe produkte të tjera false. Policia e Shtetit, është e vendosur për të punuar dhe bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA