“Ligjvënësi i Pensilvanisë doli pozitiv me COVID-19 në takimin me Trump-in”

30/11/2020 19:00

Një senator i shtetit të Pensilvanisë u largua papritur nga një takim me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pasi u informua se kishte dalë pozitiv me koronavirus, tha për agjencinë Associated Press një person që kishte njohuri të drejtpërdrejtë për takimin.

Senatori republikan Doug Mastriano kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, së bashku me ligjvënës të tjerë republikanë të këtij shteti, menjëherë pas një takimi publik pa maska prej më shumë se katër orësh, që Mastriano ndihmoi të organizohej në Gettysburg – për të diskutuar përpjekjet për të përmbysur fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Presidenti Trump i tha senatorit Mastriano se personeli mjekësor i Shtëpisë së Bardhë do të kujdesej për të, djalin e tij dhe mikun e djalit të senatorit, të cilët ishin gjithashtu në takimin në Zyrën Ovale dhe ishin testuar pozitivë. Takimi vazhdoi pasi zoti Mastriano dhe personat e tjerë me koronavirus u larguan, tha burimi i agjencisë Associated Press.

Personi foli të dielën në kushte anonimiteti pasi çështja është politikisht sensitive.

Rastet pozitive me koronavirus po rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në vend, Anthony Fauci tha të dielën se SHBA mund të shohin “një shtim mbi shtimin e tanishëm të valës së pandemisë” në javët e ardhshme. Numri i rasteve të reja me COVID-19 brenda 24 orësh në Shtetet e Bashkuara arriti në mbi 200,000 për herë të parë të premten.

Të gjithë ata që takohen me presidentin duhet të bëjnë një provë të shpejtë për COVID-19. Trump u shtrua në spital në tetor pasi u infektua me virusin. Dhjetëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarë të tjerë të afërt me presidentin gjithashtu kanë rezultuar pozitivë, duke përfshirë Zonjën e Parë dhe dy nga djemtë e presidentit.

Të gjithë pjesëmarrësit në takimin e së mërkurës bënë teste për COVID-19, por rezultatet pozitive nuk u njoftuan derisa pjesëmarrësit ishin në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, tha burimi i agjencisë AP.

“Presidenti menjëherë thirri mjekun e Shtëpisë së Bardhë dhe ai i çoi ata përsëri me sa duket në ambjentet mjekësore,” tha personi. Takimi me presidentin Trump ishte thirrur për të hartuar strategjinë në lidhje me përpjekjet për rezultatin e zgjedhjeve, sipas burimit.

Pasi u larguan senatori Mastriano dhe të tjerët, diskutimi me presidentin Trump vazhdoi për rreth 30 minuta. Senatori Mastriano nuk u kthye në takim.

Mastriano kërkoi një mbledhje të Komitetit të Politikave Republikane të Senatit të shtetit të Pensilvanisë të mërkurën paradite me pjesëmarrjen e avokatit personal të zotit Trump, Rudy Giuliani, një tjetër avokat të tij si dhe disa dëshmitarë dhe mbështetësve të presidentit. Vetëm disa prej tyre kishin vënë maska.

Komiteti lejoi Giuliani-n dhe të tjerët, të shprehnin për disa orë bindjet e tyre se kishte pasur probleme me mënyrën e votimit dhe numërimit të votave të Pensilvanisë. Të gjitha pretendimet ishin të pabazuara; asnjë provë nuk u prezantua për të mbështetur ndonjë nga pretendimet e bëra.

Presidenti Trump mori gjithashtu pjesë, duke telefonuar nga Shtëpia e Bardhë. Ai përsëriti të njëjtat pretendime të pabazuara për mashtrime, për të cilat ka bërë postime në Twitter për javë të tëra.

Këto pretendime kanë vazhduar pavarësisht se presidenti Trump i ka humbur ankesat në gjykatat shtetërore dhe federale. Të premten gjykata federale e apelit në Filadelfia tha se pretendimet e ekipit ligjor të presidentit “nuk kanë asnjë meritë” dhe Gjykata e Latë e këtij shteti të shtunën, hodhi poshtë një sfidë ligjore për zgjedhjet që synonte të ndalonte certifikimin e rezultateve.

Mastriano, një konservator nga një zonë rurale në Pensilvaninë qendrore dhe mbështetës i hapur i Trump-it, nuk iu përgjigj disa mesazhe të lëna të dielën për të komentuar.

Senatori republikan i shtetit të Pensilvanisë Dave Argall, i cili kryeson komisionin e politikave, refuzoi të dielën për të diskutuar gjendjen shëndetësore të zotit Mastriano dhe vizitën në Shtëpinë e Bardhë përmes një mesazhi me tekst.

“Kam marrë disa informacione konfliktuale që po përpiqem t’i sqaroj”, tha zoti Argall në tekst. “Pres që një deklaratë e Senatit sot më vonë do të na ndihmojë të gjithëve ta kuptojmë këtë çështje më mirë.”

Argall tha se nuk do të fliste publikisht për këtë çështje “derisa të mësonte më shumë për të”.

Zëdhënësja republikane e Senatit Kate Flessner nuk pranoi të komentonte, duke e përshkruar këtë si një çështje personeli.

Personi me njohuri për vizitën në Shtëpinë e Bardhë tha se disa njerëz udhëtuan në një furgon të madh nga Gettysburgu, ku anëtarët e Komitetit të Politikave u takua në një hotel, për në Shtëpinë e Bardhë. Senatori Mastriano, djali i tij dhe shoku i djalit të tij udhëtuan me një automjet tjetër.

Nuk është e qartë përse djali i zotit Mastriano dhe shoku i tij e shoqëruan senatorin në takim, ku burimi i agjencisë AP tha se morën pjesë gjithashtu presidenti Trump dhe shefi i personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows, i cili rezultoi pozitiv me COVID në fillim të nëntorit.

Mastriano ka kundërshtuar në mënyrë agresive politikat e Guvernatorit Demokrat të Pensilvanisë, Tom Wolf për të zbutur përhapjen e koronavirusit dhe për t’i mbajtur njerëzit të sigurt.

Ai ka udhëhequr tubime për të rihapur bizneset pavarësisht nga rreziku i infektimit dhe ka denoncuar në mënyrë të përsëritur dhe të ashpër urdhrat e guvernatorit Wolf. Zoti Mastriano foli gjithashtu me disa mijëra mbështetës të presidentit Trump që u mblodhën pranë ndërtesës së Kongresit më 7 nëntor, disa orë pasi u bë e qartë fitorja në shkallë kombëtare e demokratit Joe Biden.

Ai ka udhëhequr tubime për të rihapur bizneset pavarësisht nga rreziku i infektimit dhe ka denoncuar në mënyrë të përsëritur dhe të ashpër urdhrat e guvernatorit Wolf. Zoti Mastriano foli gjithashtu me disa mijëra mbështetës të presidentit Trump që u mblodhën pranë ndërtesës së Kongresit më 7 nëntor, disa orë pasi u bë e qartë fitorja në shkallë kombëtare e demokratit Joe Biden./VOA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA