Japonia me anë të raketës H2A ka lançuar në hapësirë dy satelitë komunikimi që do të mundësojnë komunikim me shpejtësi të lartë.

Raketa H2A që ka satelitët e zhvilluar nga industria e rëndë e Mitsubishit dhe Agjencia Japoneze Hapësinore (JAXA), u lançua nga Qendra Hapësinore Tanegashima në jugperëndim të vendit, Kagoshima.

Satelitët që braktisën bartësin e tyre në një lartësi prej 300 kilometrash pas 30 minutave, me 9 herë më shumë kapacitet kohëzgjatje se modeli i mëparshëm, do të shërbejë për informacione dhe foto me shpejtësi të lartë.

“Ne do të përdorim satelitët me kapacitet të plotë për të forcuar sigurinë tonë kombëtare dhe menaxhimin e krizave”, tha kryeministri japonez, Yoshihide Suga.

Ndërkohë JAXA njoftoi se satelitët do të kenë kapacitet komunikimi më fleksibël dhe më të gjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA