Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, për vepra të ndryshme penale.
Dy të arrestuarit e parë janë dy të rinj të moshave 25 dhe 27-vjeç, të cilët janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.
Po ashtu është arrestuar edhe B.K., 32-vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës, e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve T.K., 25 vjeç dhe A.R., 27 vjeç, pasi në rrugën “Qamil Guranjaku”, gjatë një konflikti, kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 32 vjeç, pasi ka shkelur vendimin e Gjykatës e cila e kishte pajisur me urdhër të menjëhershëm mbrojtje dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.M., 44 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Top Channel