Në orët e para të mëngjesit, mbi një mijë oficerë policie me mbështetjen e Europol kryen një bastisje të koordinuar kundër anëtarëve të një sindikate kriminale.
12 milionë euro cash, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve dhe 37 avionë është bilanci i një operacioni kundër trafikut të kokainës nga Brazili në Europë.
Sipas Europol kjo sindikatë ndër më të mëdhatë në botë arrinte të fuste në Europë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milion euro.
Ky operacion ndërkombëtar, i udhëhequr nga autoritetet Portugeze, ato belge dhe braziliane, u krye njëkohësisht nga agjenci nga tre kontinente të ndryshme.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan 45 persona, në Brazil (38), Belgjikë (4), Spanjë (1) dhe Dubai (2).
Top Channel