Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë vizitës në kazermën ushtarake “Mija Stanimiroviq” në Nish ka falënderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për dhurimin e tankeve dhe automjeteve të blindura.

Në këtë qytet janë prezantuar 11 tanke të llojit T-72MS dhe 10 automjete të blinduara BRDM-2. Vuçiç ka theksuar se qëllimi i këtij donacioni është që Serbia të forcojë edhe më shumë ushtrinë.

Përveç Vuçiç, prezantimi i tankeve është ndjekur nga zëvendëskryeministri i Qeverisë së Serbisë, njëherësh ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Gjenerali Millan Mojsilloviç dhe ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko.

“Ky nuk është fundi i bashkëpunimit tonë, por vetëm fillimi i një faze të re. Rusia do të vazhdojë të dorëzojë automjete të blinduara dhe lloje të tjera armësh në mënyrë që Serbia të forcojë sovranitetin e saj,” tha ambasadori rus Bocan-Kharcenko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA