Në ditët pasi universiteti i Oksfordit dhe Astrazeneca zbuluan rezultatet e fazës së tretë të testimit të vaksinës anti covid, një numër pikëpyetjesh janë shfaqur po ashtu.
Efikasiteti në masën 70 për qind, është dukshëm se 94.5 dhe 95 për qindët e raportuar nga dy kandidatët e tjerë kryesorë, Moderna dhe Pfizer.
Pavarësisht kësaj, vaksina e Oksfordit mund të jetë më e vyer për botën se dy të tjerat, në muajt në vijim. Nëse pikëpyetjet për efikasitetin e saj marrin përgjigje dhe vetë vaksina merr miratimin, ajo mund të hapë rrugën për mbulimin me vaksinë të vendeve të varfra ku kjo e fundit është e nevojshme me urgjencë. Qeveria britanike hodhi hapat e parë drejt procesit të miratimit të premten duke thënë se kishte referuar zyrtarisht kandidaten tek rregullatorët britanikë për një vlerësim. Vaksina e Pfizer do të shkojë fillimisht në BE dhe SHBA.
Ajo e modernës do të jetë e lidhur me SHBA për të paktën gjysmën e parë të 2021 dhe ajo e Oksfordit përbën një lajm të mirë për pjesën tjetër të botës. Astrazeneca ka premtuar se do të ofrojë qindra e miliona doza për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe se do të shpërndajë vaksinën në bazë jo fitimprurëse për vendet.
Vaksina e universitetit të Oksfordit është dukshëm më e lirë se të tjerat dhe më e rëndësishmja, është shumë më e lehtë për tu transportuar dhe shpërndarë në vendet në zhvillim krahasuar me rivalët e saj pasi nuk ka nevojë të mbahet në temperatura të ulëta.
Vaksina e Oksfordit dhe Astrazeneca-s mund të mbahet në frigorifer në temperatura nga 2 deri në 8 gradë celcius për të paktën gjashtë muaj. Ajo e Modernës kërkon temperaturë -20 gradë celcius dhe e Pfizer -75 gradë celcius.
Top Channel