25/11 22:20
Turqia regjistroi 30.103 raste të reja të prekurish me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Numri total i të prekurve ka shkuar në 487.912. Gjatë ditës së kaluar 3.611 pacientë të tjerë u shëruan, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 396.227, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 182 viktima të reja, duke arritur në 13.373.
Mbi 174.400 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,24 milionë.
Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.903.
.
Top Channel