Derdhja e hidrokarbureve/ Ende asnjë zgjidhje për banorët e zonave të Patos Marinzës

28/11/2020 12:54

Derdhjet e pakontrolluara të mbetjeve hidrokarbure nga depozitat e naftës në përrenj dhe toka bujqësore janë rrezik i përhershëm për jetën e banorëve që vazhdojnë të jetojnë në zonën naftëmbajtëse të Patos Marinzës, por edhe ekonominë e tyre.

Këto janë depozitat e shitjes së naftës bruto në Zharrës, pronë e kompanisë Albpetrol. Banorët thonë se ato shkarkojnë sistematikisht naftë bruto apo ujë teknologjik në përroin e fshatit duke u bërë burim sëmundjesh për banorët e zonës. Ndotja e ambientit në këtë zone naftëmbajtëse është shkaktarja kryesore e sëmundjeve në gjak. Sipas banorëve, derdhjet e mbetjeve hidrokarbure bëhen në mënyrë të kontrolluar sa herë bie shi, ndërkohë që përroi ndotet edhe nga derdhjet e shkaktuara si pasojë e amortizimit të depozitave.

Përveç zonës naftëmbajtëse Patos-Marinez, rrjedhjet nga depozitat e naftës shkaktohen edhe në përroin e Visokës, në përroin e fshatit Oficinë e Vjetër, si dhe nga depozitat e dekantimit që derdhen në rezervuarin e Kashit, të gjitha në zonën e Mallakastrës. Veç dëmeve që shkaktojnë te banorët e zonave, nëpërmjet lumenjve Gjanica dhe Vjosa, kjo e fundit e cilësuar nga specialistët si lumi i vetëm i egër në Evropë, mbetjet hidrokarbure derdhen në detin Adriatik duke shkaktuar dëme ekologjike të pallogaritshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA