NATO ka uruar Shqipërinë për festën e 108-vjetorit të Pavarësisë përmes një postimi në Twitter.
“Bashkojuni festës së aleatit tonë”, thuhet në postim bashkë me një fotografi të një ushtari shqiptar.
Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.
Top Channel