Haki Ramadani 62 vjeç është në pritje për marrjen e vaksinës kundër gripave sezonal tani e dy muaj.

Për shkak të moshës së shtyrë bashkë me bashkëshorten tregon se e marrin këtë vaksinë prej pesë vjetësh, pasi u ndihmon në ngritjen e imunitetit gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit.

Por, në mungesë të vaksinës atij i janë shfaqur simptomat e para, çka e ka shtyrë të marrë rrugën drejt mjekut familjar.

Se Ministria e Shëndetësisë është vonuar në sigurimin e vaksinës sezonale tregon edhe doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Drita Peqani Gashi.

Nga ana tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, kanë bërë të ditur se vaksinat sezonale prej 200 mijë dozash të blera përmes UNICEF-it, pritet të arrijnë gjatë së shtunës në Kosovë dhe shpërndarja e tyre do të nis javën e parë të muajit dhjetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA