Digjet automjeti në autostradën Fier–Vlorë, nuk ka të lënduar
Një shtetas është proceduar penalisht dhe është gjobitur pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës edhe pse kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.
Pas kontrollit në pikën kufitare të Kakavijës, burri jo vetëm është ndaluar të kalojë, por i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
65-vjeçari procedohet për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Njoftimi i policisë/ Gjirokastër
Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.
Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin V. Ll., 65 vjeç, banues në fshatin Lumas, Elbasan, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.
Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.
Top Channel