Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka zhvilluar një takim “online” me drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, drejtorive rajonale dhe zyrave arsimore vendore.
Në fokus të këtij takimi ishte bashkëbisedimi rreth shtojcës së udhëzuesit të fillimit të vitit shkollor 2020-2021, mbi zhvillimin e mësimit të kombinuar në arsimin parauniversitar, i cili nis që prej datës 1 dhjetor, 2020.
“Diskutuam gjerë e gjatë mbi variantet e ofruara dhe fleksibilitetin e shkollave në përzgjedhjen e tyre, si dhe theksuam nevojën për bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e institucioneve arsimore, me qëllim që të kemi një mbarëvajtje sa më cilësore të procesit mësimor dhe njëkohësisht edhe respektim të protokolleve për të mbrojtur shëndetin e nxënësve, prindërve e mësuesve” – shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.
Top Channel