Të gjitha gazetat kombëtare dhe ato në veri të Anglisë i kanë kushtuar shkrime shqiptares Eltiona Skana.

Në mediat angleze gjerësisht është raportuar seanca e parë gjyqësore çelur dje në gjykatën e Manchester-it, ku 30-vjeçarja shqiptare akuzohet për vrasjen e Emmily Jones-it, marsin e shkuar.

Prokurori i çështjes duke lexuar rrethanat e vrasjes i tha gjykatës se Skana, e cila mbërriti në Angli në vitit 2014, ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në një dyqan dhe bleu tre thika.

Më pas ajo iu drejtua një parku duke u ulur në stol. Pak minuta më pas, Emmily Jones po bënte xhiro me një motor scooter dhe u godit me thikë në grykë nga Skana.

E gjithë skena u pa nga prindërit e e vajzës prezent në park. E mitura e gjakosur u transportua me një helikopter spitalor, por pas 30 minuta ndërroi jetë.

Eltiona Skana në gjykatë ka pranuar vetëm akuzën për plagoje dhe jo atë për vrasje për të cilën po gjykohet. Prokurori i tha gjykatës se në vitin 2017 Skana ka goditur me thikë në dorë nënën e saj dhe më pas me hekur në kokë. Sikurse ka tentuar të godasë edhe motrën e saj.

Menjëherë pas vrasjes së Emmily Jones-it, shqiptarja është arrestuar dhe dërguar në një spital të sigurisë së lartë nga ku përmes videolink është duke marrë pjesë në procesin gjyqësor.

Pritet që ky proces gjyqësor të zgjasë një javë. Mesin e javës së ardhshme pritet verdikti gjykatës mbi këtë rast që ka tronditur të gjithë Anglinë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA