Rindërtimi/ “Do vinin lekë lumë, u bë deti kos”-Bushati: U zbulua një gënjeshtër e Ramës. Bolino: Pandemia vonoi procesin

26/11/2020 22:03

Sot bëhet një vit nga tërmeti i që goditi vendin 26 nëntorin e kaluar. Por sa ka avancuar rindërtimi, siç kryeministri Rama e premtoi aso kohe.

Në Open , analisti Andi Bushati tha se sot, pas një viti “jemi para zbulimit të një gënjeshtre të Ramës”.

Që gjithçka do mbyllej për një vit, që do vinin lekë lum, se u duk sikur u bë deti kos, do shkonte gjithçka vaj.
Tani po duket që ato që tha Rama para një viti janë të parealizueshme ndryshoi dhe diskursi. Pra ne sot jemi në një gënjeshtër, dhe them se dhe po të kishte qeveri tjetër nuk do ishin zgjidhur problemet në 12 muaj, e kam te një gënjeshtra propagandistike”,
tha Bushati.

Ndërkohë Bollino nga ana tjetër tha: 90 përqind janë strehuar dhe pse me qera, ka dhe një pakicë në çadra. Dhe këtë kanë thënë se duan të rrinë për të qenë afër tokave të tyre.

Realisht shumë gjëra janë bërë, mbase ai ishte optimizëm i tepruar i Ramës.

Por nga burimet e mia që kam ndjekur se ku kanë shkuar paratë e ardhura, problemi kryesor ka qenë pandemia, kjo ka ndikuar në burokracitë e vendeve.
Për shembull një shkollë, duhet leje ndërtimi, e cila dy vjet kohë, shkollat janë akoma pa leje, që ose i bëjmë si proces emergjent, se kjo hap shumë punë edhe për korrupsion dhe kjo nuk kalon nga Rama. Prandaj duhet të jemi realist, që këto gjëra duan kohë, nuk mund të flasim pas një viti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA