Katër persona kanë rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale, teksa mësohet se janë sekuestruar 3 celularë, lëndë narkotike kokainë, kanabis dhe një shumë parash.

Pas informacioneve të marra se në Yzberisht, një shtetas shpërndante lëndë narkotike kokainë, është konstatuar shtetasi A. Z. duke i shitur lëndë narkotike shtetasit S. Z. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. Z. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë, një sasi me lëndë narkotike kanabis, 3 aparate celulare dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, ndërsa shtetasit S. Z., gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë. Gjithashtu, gjatë këqyrjes së telefonave të shtetasit A. Z. është konstatuar se në njërin prej tyre ai zhvillonte aktivitetin e paligjshëm të vënies së basteve online. Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasit S. Z., 27 vjeç, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe shtetasi A. Z., 31 vjeç, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim” dhe ”Organizimi i lotarive të palejuara”.

Po kështu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. D., 26 vjeç, pasi në rrugën “Njazi Meka” vodhi një shumë parash dhe disa produkte në dyqanin në pronësi të shtetasit B. K.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë e shtetasit B. M., 29 vjeç, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase,duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie.

•Më datë 25.11.2020 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen B. K., 32 vjeçe, pasi në rrugën “Hasan Alla“, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i aksidentit, motorin me drejtues shtetasin J. D., i cili është dërguar në spital nga vetë drejtuesja e mjetit, e cila më pas është larguar. Punohet për kapjen e drejtueses së mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

•Më datë 25.11.2020 shtetasi E. T., 34 vjeç, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, është aksidentuar nga mjeti tip “Opel Vectra” me drejtues ende të paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi E. T., pas marrjes së mjekimit në spital, u largua për në banesë. U bë shpallja në kërkim e mjetit dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA