Organizatë kriminale dhe drogë/ Kërkohej nga Italia, arrestohet 30-vjeçari në Vlorë
26/11/2020 09:28
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Vlorë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Mbrëmjen e djeshme është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit Gerti Kalaj, 30 vjeç, banues në Orikum, Vlorë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet policore italiane, pasi Gjykata e Messina-s, Itali ka lëshuar urdhër-arrestin për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.
Top Channel