Me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim, miratohet në Kuvend ngritja e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty, që implikonte UÇK-në.

Ky komision nisi me iniciativën e kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla ku më pas u është depozituar kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm që do të marrë në shqyrtim të gjitha pretendimet e ngritura më rezolutën e KiE prej senatorit Dick Marty.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli nga foltorja e Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, që do të hetojë akuzat e raportit të Dick Marty, sipas të cilit në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në kuadër të luftës së UÇK-së në Kosovë.

Në kërkesën drejtuar kuvendi firmosur nga 18 deputetë socialistë thuhej se:

“Ngritja e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatës në Shqipëri mbi çështjen e raportit të anëtarit APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politik shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇk-së në Shqipëri.

Komisioni duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda 3 muajve.

Komisionit duhet ti vihen në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponon institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar.

Komisioni duhet që në përfundim të punës sipas objektit dhe raportit të miratuar përmbledhës të hartojë një projekt rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë për çështjet.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA