Kosovë/ Ndërron jetë 29-vjeçarja shtatzënë e prekur me COVID
26/11/2020 21:00
Një 29-vjeçare shtatzënë nga Kosova ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.
Në muajin e 7-të të shtatzënisë ajo po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas njoftimit ajo nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, por që nuk mundi të fitonte betejën me Covid-19. Edhe foshnja nuk ka mundur që të mbijetonte.
Top Channel