Një emigrant në Greqi, me shumë gjasa një pakistanez, ka sulmuar brutalisht një grua në një kafene në Kaminia.
Emigranti, i cili sipas dëshmitarëve mbante veshur një kapuç të errët, prej ditësh vëzhgonte shënjestrën e tij. Mediat greke raportojnë se sapo burri hyri në kafenenë në Kaminia, shkoi në drejtim të 54-vjeçares, e cila punonte pastruese, nxori një zinxhir të trashë që mbante në qafë, ia përdrodhi rreth qafës për ta neutralizuar dhe u përpoq ta përdhunonte.
Oficerët e policisë të Departamenteve të Sigurisë së Kaminia dhe Neos Faliroduke të cilët po merren me zbardhjen e ngjarjes u bënë thirrje qytetarëve që të kontribuojnë në gjetjen e përdhunuesit, para se ai të sulmojë një tjetër viktimë.
Po si ndodhi ngjarja:
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, të një jave më parë, rreth orës 21:45.
Kafeneja në Kaminia sapo ishte mbyllur dhe gruaja 54-vjeçare ishte brenda dhe po pastronte, kur papritmas ndjeu se dikush po i afrohej.
Teksa kthehej dhe pa pasur mundësi të reagonte, ajo sheh një burrë të huaj, me tipare të errëta, i cili sipas saj mund të ketë qenë me origjinë pakistaneze, ishte i veshur me kapuç dhe ishte i gjatë rreth 1.70-1.75.
I huaji me kapuç nxitoi ta neutralizuar dhe me lëvizje të shpejta nxori një zinxhir që ai e mbante në qafë. Ai e kaloi atë rreth qafës së gruas dhe më pas nisi t’i hiqte rrobat.
Në momentin që ai u përpoq t’i hiqte të brendshmet dhe të zgjidhte zinxhirin, viktima kapi një objekt dhe e goditi në kokë. Duke përfituar nga fakti që autori i krimit u dëmtua, ajo u ngrit, vrapoi te dera, e hapi atë dhe doli në rrugë duke bërtitur për ndihmë, ndërsa përdhunuesi doli dhe humbi në rrugicat e zonës.
Gruaja raportoi incidentin në Polici dhe autoritetet, të udhëhequr nga dëshmia e 54-vjeçares, po kërkojnë të huajin përdhunues në mënyrë që ta prangosin para se të kryejë një sulm tjetër.
Top Channel