Një zjarrfikës, edhe pse në ditë pushimi, i ka ardhur në ndihmë një qytetari, duke shmangur djegien e makinës. Zjarrfikësit nuk e ndalin punën edhe kur janë pushim.
Redi Gjoni, një nga anëtarët e ekipit të zjarrfikëses së Tiranës, ka publikuar disa video, ku shihet se ka dhënë ndihmën e tij, në mënyrë që një makinë që po digjet të mos shpërthente.
Pamjet tregojnë momentin kur Gjoni merr ujin dhe shuan zjarrin tek makina, duke shmangur kështu një ngjarje që mund të sillte dëme shumë të mëdha.
“Sot në rrugën e Kombit në Kukës, pashë nje makinë që po digjej, ndalova dhe dhashë ndihmen time si zjarrfikës. Në ato momente arrita të gjeja ujë për të shuar zjarrin, te makina edhe menjëherë hoqa baterinë e makinës që mos të bente mase … Në krye të detyrës edhe në ditë pushimi,”- shkruan ai krah videos.
Top Channel