Ka përfunduar me rezultatin 0-1 pjesa e parë mes Interit dhe Real Madridit.
Madrilenët kaluan në epërsi në minutat e para të sfidës, më konkretisht, në minutën e 7-të me anë të një penalltie të shënuar me “gjakftohtësi” nga Hazard. Interi e kishte të vështirë të reagonte, meritë kjo edhe e mbrojtes së los blancos, të cilët nuk i lejuan hapësira kundërshtarëve. Në minutën e 33-të të sfidës, Vidal, do të gjendej i vetëm me portierin, por një pengim nga mbrojtësit madrilenë, do e gjenin atë duke protestuar për penallti tek gjyqtari Taylor, por ky i fundit nuk mendoi të njëjtën gjë për mesfushorin.
Ai do e ndëshkonte me karton të verdhë për kritikat e bëra, por kur kiliani shpërtheu sërish ndaj tij, ai e ndëshkoi me të kartonin e dytë të verdhë që automatikisht shndërrohet në të kuq. Sipas gjyqtarit, episodi i ndodhur nuk ishte penallti dhe loja vijoi rregullisht. Me 10 lojtar, përballë një ekipi si Real Madrid, pjesa e parë nuk prodhoi asnjë risi dhe shifrat u vulosën në një superioritet të lehtë të madrilenëve.
Këtu mund të gjeni momentin e golit:
Eden Hazard puts Real Madrid 1-0 up, his second goal of the season.
Hopefully getting back to his best now he’s fully fit 💙 pic.twitter.com/kZQDweYFhO
— LDN (@LDNFootbalI) November 25, 2020
Top Channel