Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së futbollistit Diego Armando Maradona.
Ai ka publikuar një prej shprehjeve të shumta në lidhje me ndarjen e tij nga jeta, “La Mano de Dios”.
Rama thotë se është një moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij.
“La Mano de Dios, Dora e Zotit u kthye tek Zoti, kjo ishte shprehja më prekëse që lexova në këtë moment trishtimi për vdekjen e Moxartit të futbollit, i cili mrekulloi botën me magjinë e talentit të tij…U prehtë në paqe”, shkruan Rama.
Legjenda e futbollit pësoi atak në zemër në shtëpinë e tij ku mbylli sytë përgjithmonë, vetëm dy javë pasi u largua nga spitali ku ai iu nënshtrua një operacioni në tru.
Top Channel