“Qeveria po ndjek shëndetësinë të parën”, Kadia në Open: Vendi po përjeton tre situata

25/11/2020 22:31
Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia

Zëvendës ministri i Ekonomisë dhe Financave, Besart Kadia tha se qeveria aktuale ka vënë në përparësi shëndetësinë në vend, mbrëmjen e sotme në Open.

Sipas tij, vendi po përjeton tre situata, , menaxhimi i situatës, minimizimi i i efekteve ekonomike dhe mos humbja e fokusit si shoqëri.

“Qeveria po ndjek shëndetësinë të parën, menaxhimi i situatës shëndetësore është një proces në lëvizje. Duke parë të dhënat që buxheti për vitin e ardhshëm është 55.3 miliardë lekë për shëndetësinë,pagat e mjekëve do të rriten me 40% duke i shpërblyer. 36 autoambulanca , 100 shtretër të rinj, 34 respiratorë. Sot kemi tre situata njëkohësisht, menaxhimi i situatës, minimizimi i i efekteve ekonomike, nga këto masa që merren, të ndërpresësh jetën pas orës 10 ka kosto të madhe dhe e treta s’duhet të humbasim fokusin si shoqëri, duhet të jemi të qartë pasi të dalim  nga kjo situatë”, tha Kadia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA