Ish-banori i “Big Brother Celebrity”, Haevy D, ka ndërruar jetë në kushte misterioze.
Sipas autoriteteve britanike, 47-vjeçari kërcënohej sistematikisht në telefon kohët e fundit. Haevy, më datë 14 nëntor ishte takuar me një mik dhe i kishte folur në lidhje me kërcënimet e marra.
“ Disa njerëz më marrin vazhdimisht në telefon, më shkruajnë në whatsapp çdo pesë minuta. Nuk e di çfarë kanë dhe pse më shqetësojnë”, tha miku i Havey, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Ish e dashura e 47-vjeçarit, Bryony Harris, e cila kishte një fëmijë me të, u shpreh tepër e pikëlluar mbi atë që mund të ketë ndodhur. Ndërsa miku aktor i viktimës, Nick Nevern, shkroi në rrjete sociale: “Jam shumë i tronditur dhe i trishtuar njëkohësisht kur dëgjova për vdekjen e mikut tim, Heavy Hevayd. E jetove jetën ashtu siç dëshiroje”!
Top Channel