Godina e Presidencës ka marrë ngjyrë portokalli mbrëmjen e sotme në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.
Institucioni i Presidencës iu bashkua sot fushatës “Ngjyrosni Botën Portokalli” duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme duke dhënë një mesazh për të gjithë.
Me anë të një postimi presidenca shkruan se ndryshimi për të eleminuar dhunën ndaj vajzave e grave është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës.
Postimi i Presidencës:
Në Ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave është e domosdoshme për të rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë në shtimin e përpjekjeve për zhdukjen e këtij fenomeni. Pandemia COVID-19 ka ndikuar akoma më shumë në rritjen e rrezikut të dhunës, veçanërisht të dhunës në familje për gratë dhe vajzat, duke treguar se për disa prej tyre as shtëpia nuk është vend i sigurtë. Ndryshimi, për të eleminuar dhunën ndaj tyre, është i mundur të bëhet duke evidentuar dhe dënuar dhunuesit, duke siguruar mbështetje dhe struktura të sigurta për gratë dhe vajzat e dhunuara, duke forcuar dhe zbatuar ligjet ndaj dhunuesve, si dhe duke adresuar dhe luftuar shkaqet e dhunës. Me rastin e kësaj Dite, Institucioni i Presidencës ju bashkua sot fushatës “Ngjyrosni Botën Portokalli” duke u solidarizuar me këtë kauzë të rëndësishme.
Top Channel