Gjykata e Tiranës është një ndër institucionet që rrezikon në shkojë në kolaps, për shkak të mungesës së një sistemi të saktë adresash.
Kancelari i kësaj gjykate, fajëson pikërisht këtë ngërç me sistemin e adresave si shkaktarë të zvarritjes së proceseve gjyqsore, shtyrjen e tyre dhe si pasojë e një mbingarkesë të panevojshme të dosjeve që presin të mbyllen.

Mungesa e një sistemi të saktë adresash, është përgjegjëse për dështimin e mbi 40% të të gjithë proceseve gjyqësore.

E thënë më qartë mesatarisht çdo ditë në gjykatën e Tiranës dështojnë rreth 150 gjyqe, pasi personi që ka një kërkesë për gjyq, nuk gjendet në adresën e shënuar. Të gjitha këto përkthehen në kosto, pasi gjyqi ripërsëritet, gjyqtarët paguhen nga dy herë për të njëjtën gjyq, qytetarët nuk zgjidhin punë.

“Adresat janë i vetmi problem që na shkaktojnë shtyrje. Nga llogaritë tona, aktualisht ne zhvillojmë 400- 450 të proceseve gjyqësore në ditë, nga këto rreth 40% e këtyre e njoftimeve kthehen në formë negative, automatisht 40% e gjyqeve shtyhen dhe publiku do të ketë sorollatje të mëtejshme, do të ketë kosto, do të ketë zvarritje, edhe gjykata ka kosto sepse do të ribëhen edhe njëherë njoftimet” u shpreh Donald Xhelili, Kancelar i gjykatës Administrative Tiranë.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA