Për përmirësimin e sistemit të adresave dhe digjitalizimin e regjistrit të gjendjes civile, përgjatë së njëjtës periudhë, u alokuan fonde të majme edhe nga buxheti i shtetit.
Nëse i referohemi projektbuxhetit afatmesëm 2007-2009 shihet se ky zë, pra, ndërtimi dhe futja në funksion sistemin e adresave në Tiranë e në rrethe, i ka marrë buxhetit të shtetit, jo pak por rreth, 700 mln lekë ose 6.5 mln euro.
• Viti 2007 253 milione lekë
• Viti 2008 259 milionë lekë
• Viti 2009 268 milionë lekë
Pas përfundimit të kësaj faze të parë, në mënyrë që të garantohej zhvillimi i mëtejshmëm i regjistrit të gjendjes civile, u bë e mundur që mirëmbajtja e këtij sistemi delikat të shtyhej edhe për një periudhë 3 vjeçare duke filluar që nga 1 janari 2011.
Pas përfundimit të marrëveshjeve të ratifikuara me ligj, Drejtoria e përgjithshme e Gjendjes civile në vitin 2014 zhvilloi një tender ndërkombëtar për mirëmbajtjen e regjistrit kombëtar, me fond limit 246 milionë lekë.
Emisioni i plotë:
Top Channel