Muajt e fundit ndërhyrjet në sistemin e adresave po përdoren si kal beteje nga opozita, duke aluduar për zhvendosje me qëllim të listës së votuesve.
Mirëpo drejtori i gjendjes civile, shpjegon se situata nuk është aspak kështu dhe po ngatërrohet qëllimisht.
“Sfidoj cilindo akuzues që të vërtetëojë qoftë edhe një rast që ne kemi lëvizur vendbanimin, pa dijeninë e shtetasit. E para nuk e bën dot drejtoria e përgjithshme, pasi vendbanimi ndryshon vetëm me kërkesë nga vetë qytetari.
Ajo që ne kemi bërë është që ne kemi bashkuar dy regjistret dhe po iu kërkojmë të gjithë atyre shtetasve që për 30 vjet nuk kanë përmbushur detyrimin ligjor që të bëjnë saktësim adrese, jo ndryshim.
Kërkon vetëm 20 sekonda impenjim. Nëse keni ndryshuar vendbanim atëherë duhet të keni me vete një fotokopje të kartës së identitetit personale dhe të të gjithë personave mbi 18 vjeç, si deh dokumentin e pronësisë apo të qirasë dhe pa asnjë kosto financiare”, – deklaroi Bledar Doracaj, drejtor i përgjithshëm i gjendjes civile.
Emisioni i plotë:
Top Channel