Top Story/ Banorët e Durrësit: E mësuam adresen e shtëpisë pas tërmetit, nuk përfituam as skema e mbështetjes

24/11/2020 23:24

Por ka nga ata që ende nuk e dinë adresën e saktë. Raqi Duda ka ardhur nga Greqia dhe po merret me sistemin e apartamentit të tij të dëmtuar nga tërmeti.

“Unë ende nuk e di se ku banoj, e kam konsultuar edhe me zyrën e urbanistikës së bashkisë, sepse plotësova dokumentacionin përkatës, por as ata nuk e dinin saktësisht se ku banojmë” u shpreh Raqi Duda, banor në zonë e Plazhit në Durrës.

Amullia me adresat mund të dallohet qartë edhe në faturat e dritave apo të ujit të pijshëm që vijnë në çdo apartament.
Siç edhe dëshmojnë këto fatura që ne i morëm në katet e para të apartamenteve në këtë zonë, as adresa e shënuar në faturat e OSHEE dhe as atjo e shënuar nga Ujësjellësi jo vetëm që nuk janë të njëjta, por ndryshojnë edhe nga adresa që del në gogle maps.

Madje as vetë OSHEE që ka bërë trokitjen derë më derë nuk ka përditësuar adresat por vazhdon tu referohet adresave të vjetra.

Emisioni i plotë:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA