Nga gjurmimi që Top Story u bëri fondeve të akorduara për sistemin e adresave rezulton se janë shpenzuar më shumë se 12 milionë euro.
Tenderi më i madh është ai që iu besua OSHEE, i njohur ndryshe si “trokitja derë më derë”. Me një fond prej prej 856 milionë lekë, nga të cilat ministria e Bredshme do të kontribuonte në këtë porcedurë të përbashkët me një fond prej 400 mln lekë, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mori përsipër regjistrimit derë më derë të çdo qytetari.
Në fillim të nëntorit të 207-ës, Ministria Brendshme një tender me vlerë 303 mln lekë për “Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të regjistrit të gjendjes civile”.
Në fakt ky tender është anulluar, duke vënë në rrezik serioz regjistrin e gjendjes civile. Në një raport të saj gjatë 2018-ës, KLSH konstaton se si pasojë “Regjistrit Kombëtar i Gjendjes Civile është pa mirëmbajtje, duke vënë në rrezik vazhdueshmërinë e punës së këtij institucioni si dhe nevojave të qytetarëve për shërbim.
Emisioni i plotë:
Top Channel