Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në Tiranë, ku në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi.
Sipas policisë, për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombul gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel