Pandemia e COVID-19 na ka privuar nga shumë gjëra që një jetesë normale të ofron. Ato që para pak kohësh ishin pjesë e pandashme e përditshmërisë tonë, tanimë janë kthyer në gjëra të ndaluara, me qëllim ruajtjen e shëndetit.
Së fundmi pamjet e një çifti të moshuar që kanë 63 vite të martuar janë bërë virale. Ata shihen duke shtrënguar duart e njëri-tjetrit, pas 8-muajsh ndarje.
Sipas mediave të huaja, Shirley dhe Freddie Lowe, të dy të moshës 79 vjeç, nuk janë lejuar nga stafi i shtëpisë së kujdesit ku banojnë që të takohen bashkë, për të minimizuar në këtë mënyrë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
“Ata kanë një martesë kaq të lumtur, të mrekullueshme që është vërtet e veçantë dhe i kanë munguar shumë njëri-tjetrit”, u shpreh drejtoresha e shtëpisë së kujdesit.
Top Channel