“Ishte i lumtur që unë vendosa maskën në votim”/ Kryemadhi: Meta nuk më ka uruar ende

24/11/2020 10:35

Kryetarja e rizgjedhur e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një konference për gazetarët ka thënë se ende nuk e ka marrë urimin e Presidentit Ilir Meta, lidhur me rikonfirmimin e saj në krye të LSI-së.

Sipas Kryemadhit, Meta nuk e ka uruar ende, pasi sipas saj nuk ka qenë në Shqipëri, por është bërë kurioz për pjesëmarrjen.

Monika Kryemadhi: Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kurioz të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse ti nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA