Ministria e Shëndetësisë ka përgënjeshtruar deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi, pasi ky i fundit solli në studion e “Open” certifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga Covid dhe nuk është raportuar.
Koduzi mbante në duar certifikatën e një pacienti dhe tha se personi që kishte ndërruar jetë nuk ishte raportuar në asnjë nga raportimet e përditshme të Ministrisë.
Ministria vjen me një reagim ditën e sotme, duke risjellë deklaratën të bërë në muajin korrik, për rastet e reja ditore dhe jetët e humbura si pasojë e covid-19 në vendin tonë.
Kjo hedh poshtë deklaratat e bëra nga përfaqësuesi i PD-së, deklarata të cilat sollën një debat të ashpër mes tij dhe drejtorit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ditën e djeshme në emisionin “Open”.
Brataj nuk e priti mirë duke i thënë: Mos bëj gabim se do përfundosh në prokurori.
Pjesë nga debati i djeshëm mes Koduzit dhe Brataj:
Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19
Skënder Brataj: Jo pra, ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh
Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…
Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari.
Gazmend Koduzi: E kam
Skënder Brataj: Po nxirre këtu, pra nëse e ke
Top Channel