Festë në kohë virusi/ Mediat greke jehonë shkeljes së rregullave anti covid në ditëlindjen e aktorit: Presidenti dhe kryetarja  e LSI u gjobitën

24/11/2020 12:49

Mediat greke i kanë bërë jehonë shkeljes së rregullave anticovid nga ana e Presidentit Ilir Meta dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi gjatë festës së ditëlindjes së aktorit Bes Kallaku.

Mediat greke shkruajnë për ngjarjen e paprecedentë, ku shpjegohet edhe se çfarë ndodhi në festën në kohë kovid, ku të gjithë po vuajnë pasojat fatale të shkaktuar nga neglizhenca dhe mos respektimi i masave siç duhet.

Protothema nënvizon se Presidenti Meta është gjobitur me 80 euro pasi ka marrë pjesë në një ngjarje ku ishin të pranishëm më shumë se dhjetë vetë, me gjithë ndalimin e masave për të frenuar pandeminë COVID-19 në vend.

“Presidenti shqiptar dhe gruaja e tij Monika Kryemadhi, udhëheqësja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, morën pjesë në një festë ditëlindjeje të aktorit të njohur Bes Kallaku, 35 vjeç, të organizuar në një restorant në fshatin Lakna.” thuhet në gazetë.

Gazeta greke i referohet edhe gjobës së vendosur ndaj restorantit, i cili duhet të paguajë rreth 8 000 euro.

“Nga ana e tij, presidenti shqiptar tha se të gjitha distancat e parashikuara ishin respektuar, ndërsa ai foli për lojërat politike nga qeveria Rama, në funksion të zgjedhjeve parlamentare të pranverës.

Sidoqoftë, për zonjën e parë të Shqipërisë, kjo nuk është hera e parë që ajo gjobitet për masa anti-pandemi. Në periudhën e mëparshme, ai dy herë pagoi një gjobë prej 25 dhe 40 euro, përkatësisht, sepse nuk kishte mbajtur maskë jashtë.” vijon më tej shkrimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA